FIFA ka publikuar renditjen për muajin prill, teksa në krye të kalsifikimit është rikthyer Brazili pas shtatë vitesh.

Kombëtarja e “Sambës ka ndërruar vendin me Argjentinën që zbret e dytë, ndërsa podiumin e plotëson Gjermania, që nuk ka ndryshuar pozicion. Në 10 vendet e para ka edhe një lëvizje tjetër, teksa Kolumbi është ngjitur më dy pozicione, duke u renditur në vendin e pestë, për t’i lënë vendin e shtatë Belgjikës. Në 10 më të mirat ka hyrë edhe Zvicra, që ndodhet një vend para Spanjës, në vendin e nëntë.

fifa-top-ten

Ashtu siç pritej, Shqipëria ka zbritur me 12 vende, duke u renditur tashmë në vendin e 66-të. Itali është ngjitur në vendin e 12-të, ndërsa tanimë jemi pas Izraelit, që ka rënë me shtatë pozicione, por renditet në vendin e 63-të. Maqedonia është skuadra që ka ngjitur më shumë shkallë këtë muaj, duke kaluar nga vendi i 166-të, në të 133-in. Kosova në renditjen e prillit ka rënë në vendin e 170-të, pasi ka humbur gjashtë pozicione.

fifa-shqiperia

Share: