Vetëm Mercedesi, edhe në Çmimin e Madh të Austrisë; skuderia gjermane vazhdon të dominojë në Formula 1, duke triumfuar për të katërtën garë rresht.

Valteri Botas me Mercedezin e tij fitoi Çmimin e Madh të Austrisë, duke u renditur i pari pas një gare mjeshtërore të tij.

Botas mori fitoren e dytë sezonale, ndërkohë që la pas vetes Sebastian Fetel, kryesues i renditjes së përgjithshme, ndërsa Ljuis Hamilton humbi vendin e tretë në fund dhe ishte Daniel Riçardo ai që mori vendin e fundit në podium. Pas Hamiltonit, i pesti u rendit Kimi Raikonin me Ferrari.

Sebastian Fetel mbetet i pari në renditjen e pilotëve, me 171 pikë, ndërsa Hamilton ndjek me 20 pikë më pak. I treti, me 156 pikë, Botas.

 

Tags:
Share: