Edhe pse është thjesht një ndeshje miqësore, skuadra e Bosnje & Hercegovinës do të luajë me yjet e saj përballë Shqipërisë. Trajneri i skuadrës boshnjake, Mehmed Bazdareviç ka publikuar ditën e sotme edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës, kundër Gjibraltarit për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 si edhe në miqësoren ndaj kuqezinjve të Xhani De Biazit.

Bazdareviç nuk ka kursyer asnjë nga yjet e tij, teksa do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve. Në të bëjnë pjesë edhe lojtarë kalibri si Miralem Pjaniç që luan te Juventus, Edin Xheko që po bën një sezon fantastik me Romën, apo edhe Senad Luliç që gjithshtu po shkëlqen të Lacio.

Ndeshja miqësore Shqipëri – Bosnje & Hercegovi do të luhet më 28 mars në stadiumin Kombëtar, “Elbasan Arena”.

Tags:
Share: