Laçi luan sot miqësoren e dhjetë dhe kundërshtar në fushën e blertë do të jetë Dinamo. Ndeshja do të luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës prej orës 17:00.

Nga ana tjetër bardhezinjtë kanë vijuar përgatitjet që të hënën dhe me grupin janë bashkuar edhe dy futbollistë që kohët e fundit kanë pasur probleme.

Kështu, kavajasi Regi Lushkja i ka lënë problemet që ka pasur në gju dhe ka nisur përgatitjet me grupin, ashtu si sulmuesi Jurgen Vatnikaj, i dëmtuar rreth dy javë më parë në kaviljen.

Share: