Leo Mesi u bë shkaktar i një zënke të vogël mes dy shokëve të skuadrës së Juventusit, Leonardo Bonuçi dhe Xhorxho Kielini. Qëndërmbrotjësi italian, Bonuçi, i kërkoi sulmuesit argjentinas që të ndërronin fanellën në fund të ndeshjes, edhe pse loja ende nuk kishte përfunduar.

Aty pranë ishte edhe Xhorxho Kielini, i cili e kuptoi ç’po bënte shoku i skuadrës dhe i afrohet, duke i dhënë një grusht të lehtë në krah dhe duke i tërhequr vëmendjen.

Megjithatë, Bonuçi nuk u dorëzua për të arritur qëllimin e tij dhe vazhdoi t’i fliste Mesit, i cili fillimisht nuk reagoi fare, por në fund italiani ia doli, mori fanellën e “Pleshtit”, përveç kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pas ndeshjes vetë Leonardo Bonuçi u shpreh: “Është një nder që do ta shtoj fanellën e Mesit në vitrinën time. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, sëbashku me Kristiano Ronaldon.”

 

Share: