Tirana luan në transfertë me Shkumbinin në orën 14:00 të shtunën, sfidë kjo që do të transmetohet në RTSH, ashtu sikurse përballja tjetër mes Besës dhe Erzenit në Kavajë ditën e diel.

Bardheblutë kërkojnë fitoren e katërt radhazi, ndërkohë që në këtë ndeshje do të duhet të bëjnë pa mesfushorin Hardi Binguila.

Kongolezi ka pësuar një tërheqje dhe vetëm dy ditë më parë nisi përgatitjet, por ende nuk është gati, ndaj nuk do të grumbullohet për transfertën e Peqinit.

Me probleme ka qenë edhe mbrojtësi Marvin Turtulli, por ai është gati për lojë, ashtu si Klisman Cake, që gjatë kësaj periudhe është aktivizuar me ekipin e të rinjve pas një dëmtimi që pësoi gjatë verës.

Share: