Tirana luan këtë javë me Shkumbinin në Peqin dhe objektivi i vetëm për skuadrën kryeqytetase është fitorja. Vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal, ndërkohë që edhe grupi i futbollistëve është i plotë.

Trajneri Ze Maria ka nisur nga puna së bashku me ekipin, ndërkohë që në seancën e fundit stërvitore është shfaqur edhe mesfushori Hardi Binguila, kongolezi i ardhur këtë verë.

Mesfushori ka pasur një problem në kofshë, por tashmë  është rikuperuar dhe i duhet të punojë për të kapur ritmin e shokëve. Sot ai ka dalë në stërvitje dhe pritet të shihet në ditët në vijim gjendja e tij dhe më pas të përcaktohet nëse do të luajë apo jo.

Share: