Lukas Bilia ka mbërritur në Milano ku ka kryer testet  mjekësore me ekipin e tij të ri dhe pritet që të prezantohet ku do të nënshkruajë edhe zyrtarisht për kuqezinjtë.

Transferimi i argjentinasit u mbyll për shifrën e 17 milionë eurove plus 3 milionë do jenë bonuse ndërsa kontrata e tij është trevjeçare.

Me ardhjen e tij, mesfusha e Milanit do përforcohet edhe më shumë, pasi 31 vjeçari ka një përvojë të madhe në Itali.

Kjo është blerja e nëntë e Milanit e cila më parë ka blerë edhe  Musakio (Vijareal), Kesiè, Konti (Atalanta), Rodríguez (Volfsburg), Andrè Silva (Porto), Fabio Borini (Sanderland), Calhanoglu (Bayer Leverkusen ),  dhe Leonardo Bonucci (Juventus).

Share: