Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi-Sherif-Tiraspol, që do të luhet të enjten në “Elbasan Arena” prej orës 19:30. Biletat aktualisht po shiten në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena”.

Sa i takon ndarjes së sektorëve, tifozerika mike do vendoset në sektorin G3, ndërsa sektorët G1 dhe G2 do të jenë bosh. Pjesa tjetër e stadiumit është në dispozicion të tifozëve të Kukësit.

Çmimet e biletave sipas sektorëve
C1, C2, C3 – 300 lekë.
F, E, D – 500 lekë.
A1, A2, A3, A4, B1, B2, B4, B5 – 1 000 lekë.
VIP dhe B3 – 2 000 lekë.

 

 

 

 

 

 

Share: