Lushnja, veç humbjes së pësuar në shtëpi me Kukësin, do të duhet të vuajë edhe pasojat e këtij takimi, me portierin Spaho që do të mungojë në përballjen me Skënderbeun për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj kampionëve.

Nëse për të mungesa do jetë njëjavore, ndryshe është situata për dy lojtarët e tjerë që u dëmtuan ndaj Kukësit. Mbrojtësi Erion Xhafa ka pësuar një dëmtim në ligament dhe pritet të kryejë rezonancën për të mësuar nëse e ka këputur apo jo.

Nëse ka ndodhur, atëherë do i duhet të mungojë për të paktën gjashtë muaj, çka do të thotë që të kthehet diku nga muaji prill. Edhe për Klejdi Branicën situata nuk është e mirë, pasi ka thyer klavikulën e shpatullës dhe vetëm në dhjetor mund të behët gati.

Share: