Flamurtari u drejtua nga Petraq Bifsha ndaj Partizanit, teksa tekniku i portierëve në emisionin “Gol pas Goli” në Superport” deklaroi: “E kishim vlerësuar, këto janë ndeshje të vështira, por rëndësi ka që erdhi kualifikimi. Ndonjë gabim solli edhe atë situatë, por e merituam kualifikimin. Kjo ishte një nga ndeshjet më të forta. Tani duam Kupën”.

Bifsha fajëson terrenin dhe kalendarin e ngjeshur. Tekniku i portierëve vlonjatë zbulon dhe objektivat e Flamurtarit. Kundërshtari ishte i fortë, ndërsa në kampionat i pret Lushnja.

OBJEKTIVI “Kemi ekip të mirë, terreni ishte i vështirë dhe kemi pasur një kalendar të vështirë. E duam Kupën dhe të mos e lëshojmë vendin e dytë dhe të shohim nëse gabon Skënderbeu. Do luftojmë fort për objektivat tona, në Kupë e kampionat”.

Preferenca në short? Në këto momente eliminuam Partizanin dhe këtë periudhë kemi bërë ndryshime. Ka kohë deri të shorti. Kemi kontingjentin për të përballuar çdo skuadër dhe jemi pretendentë me organikën që kemi”.

Eufori te skuadra? Jam dakord. Në ndeshjen e parë fituam 1-0 dhe kjo ka të mirat dhe të këqijat. Partizani do kërkonte maksimumin, nuk kishin çfarë humbnin. E prisnim në çdo moment, por kjo erdhi nga forca e Partizanit. Goli i parë mund të evitohej, por tani të mendojmë për ndeshjen me Lushnjën”.

 

 

Share: