Komisioni i Disiplinës u mblodh ditën e djeshme dhe mori disa masa, ku ranë në sy gjobat për disa prej klubeve të Superiores. Mes tyre ishte edhe Flamurtari, që u gjobit prej sjelljes së tifozëve në sfidat me Skënderbeun dhe Lushnjen.

Ndërkohë Komisioni i Disiplinës nuk e ka marrë fare në shqyrtim ndëshkimin me karton të kuq të Ditmar Bicajt, që gjithsesi do të mungojë në ndeshjen e radhës me Teutën.

Nuk përjashtohet mundësia që të martën, para ndeshjeve të Kupës, në mbledhjen e radhës të Komisionit Disiplinës të shqyrtohet ndëshkimi i mbrojtësit lezhjan. Gjithsesi duhet pritur deri atëherë…

Share: