Roxher Federer konfirmoi sot se është më i madhi i gjithë kohërave në tenis, pasi fitoi finalen e Australian Open, duke mposhtur 3-2 me sete (6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-4) Rafael Nadalin.

Një përballje gjigantësh, pasi bëhet fjalë për dy legjenda të tenisit, që krejt papritur rigjetën shkëlqimin, edhe pse në fundin e karrierës.

Nadal nisej favorit, pasi ka moshën dhe bilancin në favor. Për herë të fundit Federer e kishte mundur spanjollin në një turne të Grand Slam një dekadë më parë.

Tani, në moshën 35-vjeçare, pas një dëmtimi që e mbajti 6 muaj larg fushe, Federer fiton trofeun e 18-të në Grand Slam, i pari pas 5 vitesh.

Me këtë sukses, Federer ngjitet në vendin e dhjetë në renditjen botërore.

Tags: ,
Share: