Besnik Krasniqi është zyrtarizuar te skuadra e Llapit, teksa lajmi është bërë i ditur nga klubi kosovar me anë të faqes zyrtare në Facebook.

Mbrojtësi i djathtë, i cili më parë ka provuar të luajë në Superiore me Partizanin dhe Teutën, tashmë do të nisë një aventurë të re me Llapin, që më parë ka afruar edhe Mentor Zhdrellën.

Krasniqi cilësohet si një goditje e merkatos dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.

 

Share: