Besëlidhja nuk e ndal vrullin e madh që ka për të shkuar në Superiore. Ekipi lezhjan ka marrë ditën e sotme një fitore tepër të rëndësishme teksa ka mposhtur 1-0 Burrelin në shtëpi. Fatin e ndeshjes e vendosi një gol I Ndrecës në minutën e 25′, që I dha fitoren skuadrës së tij, fitore e cila vlen dyfish duke parë edhe ndalesën e Kamzës. 
 
Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë ajo e luajtur në stadiumin “Brian Filipi”, pasi Burreli nuk ka toleruar aspak por ka bërë një ndeshje burrërore nga minuta e parë e deri në fund. Pavarësisht kësaj, skuadra e Besëlidhje arriti të tregojë forcën e saj duke marrë tre pikë që e afrojnë ndjeshëm me kreun e renditjes që mbahet nga Kamza. 
 
Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga trajneri Bruka ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë, vetëm 2 më pak se Kamza e vendit të parë. Tashmë objektivi Superiore është mëse I arritshëm, teksa skuadrat kanë edhe dy ndeshje për të luajtur sëbashku. 

Share: