Në Lezhë është përmendur disa herë objektivi Superiore këtë sezon, por realisht presidenti Gjok Noka nuk ka investuar për diçka të tillë.

Në verë u largua pjesa më e madhe e ekipit dhe dukshëm cilësia e Besëlidhjes ra. Së fundmi ka pasur edhe probleme, me trajnerin Anteu Pepaj që u largua për arsye personale, sikurse tha ai.

Në këto kushte drejtuesve u desh të gjenin një zgjidhje për pankinën dhe ajo ka ardhur brenda familjes, pasi Gledis Lani, trajneri i portierëve, është emëruar trajner i parë.

Lani punon prej vitesh te Besëlidhja dhe tashmë do të keët mundësinë ta ketë vetë komandën. Ai ka punuar te lezhjanët me emra të njohur dhe sigurisht që e ka njëfarë eksperience.

Share: