Pasi braktisi Kombëtaren e Shqipërisë për arsyen se ishte larg në Australi, Besart Berisha tashmë fillon rrugëtimin me Përfaqesuesen e Kosovës.

Sulmuesi që luan te Melburn Viktori ka zbarkuar ditën e sotme në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, teksa është pritur me entuziazëm nga tifozët.img_6165

Berisha ka vendosur që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit, pas injorimit që i’u bë nga Xhani De Biazi para europianit që u zhvillua në Francë.

Ai është grumbulluar nga trajneri Bunjaki për ndeshjet e radhës që Kosova do të luajë, ku në Shkodër do të presë Islandën për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Pas mbërritjes në Kosovë, Berisha ka dhënë edhe një deklaratë për mediat duke folur për herë të parë si një lojtar i Kosovës, teksa u shpreh:

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kërkuar gjithmonë të luajë me Kosovën dhe më në fund po më plotësohet dëshira. Australia është një ligë e fortë. Kam arritur një sukses të madh atje dhe jam shumë i lumtur” – tha Berisha.

img_6164

Share: