Besa u mposht dje nga Tirana në ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në Kavajë ka probleme edhe me policinë, që nuk mori përsipër organizimin e ndeshjes.

Arsyeja? Ec e merr vesh, kryebashkiak i djathtë, qeveri e majtë. Histori shqiptare që përsëriten sa herë t’u teket forcave të rendit, eprovë të tyre a ndonjë deputeti. U provua edhe vjet kur policia nuk mori përsipër ndeshjen Kamza-Besëlidhja.

Një cuddi tjetër në Kavajë: Ilir Duro, Ilirjan Berati dhe Artion Poçi kanë bërë trajnerin, por vetëm në stërvitje, pasi në ndeshjen e parë zyrtare ishte në krye të ekipit Bledar Sinella.

Ish-trajneri i Laçit dhe i Tomorit u emërua para pak kohësh në krye të kavajasve, por më pas u tha se ai do të ketë një post tjetër në klub, ndërsa dje papritur u shfaq si trajner. Edhe kjo, punë shqiptarësh!

Share: