Besa në verë vendosi të kthente në ekip disa prej lojtarëve kavajas, por rezultatet kanë munguar dhe largimet kanë qenë të shumta, madje pa u mbyllur ende pjesa e parë e kampionatit.

Pavarësisht largimeve, në Kavajë nuk dorëzohen dhe kanë bërë disa afrime, teksa i pari ishte portieri Festim Miraka. Në huazim kanë ardhur edhe tre futbollistë të tjerë.

Qendërmbrojtësi Dajan Shehi nga Teuta, si dhe nga Luftëtari janë marrë në huazim Brixhild Brahimaj dhe Mikel Hoxha.

Bler Thaqi do t’i bashkohet Besës raporton Gazetasheshi.com. I riu vjen nga skuadra e KEK-ut. Nga skuadra kosovare te kavajasit nuk do të jetë lëvizja e parë, pasi mes drejtuesve të dy klubeve ka një marrëveshje për shkëmbimin e futbollistëve.

Share: