Ilir Duro nuk do të jetë trajner i Besës sezonin e ardhshëm, pasi është larguar nga drejtimi i ekipit ende pa nisur puna zyrtarisht.

Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku kavajas në një prononcim që ka dhënë për “Sport Ekspres”, ndërkohë që janë disa emra që mund ta pasojnë atë.

Një opsion është rikthimi i Julian Ahmatajt, që e mbylli në krye të Besës, ndërkohë që të tjerë emra janë ato të Bledar Sinellës, së fundmi ka drejtuar Laçi në Superiore, Dorian Bubeqi që para pak ditësh zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Erzenin, si dhe Bekim Kuli që për pak kohë vjet ishte në krye të Sopotit.

Share: