Besa ka ulur me këmbë në tokë skuadrën e Dritës së Gjilanit, pasi e ka mundur me rezultatin e pastër 2-0.

Të kaltrit kishin mundur në ndeshjen hapëse të kampionatit Prishtinën, por pejanët sot triumfuan dhe e nisën ndeshjen me gol, pasi në minutën e 14-të Altin Merlakut shfrytëzoi një gabim të Ardian Limanit dhe kaloi në avantazh ekipin e tij. Liridon Balaj në minutën e 56-të mbylli historinë e kësaj përballjeje që i dha fitoren e parë skuadrës së Besës.

Gjilani dhe Feronikeli luajtën mes tyre gjithashtu dhe Gjithçka u mbyll në barazim 1-1. Lulzim Doshlaku shënoi autogol pas harkimit të Armend Thaçit, ndërsa Feronikeli arriti të gjejë golin e barazimit Mark Milicaj në fillim të pjesës së dytë.

Share: