Mbas 18 vitesh, ekipi kampion i Anglisë humbet në ndeshjen debutuese të sezonit të ri.

Ekipi që këtë vit është ngjitur në Premier Ligë ka surprizuar duke mundur me rezulatatin 3-2 Çelsin. Madje Bërnli e mbylli në avantazhin prej 3-0 pjesën e parë, ku golat u shënua nga Vokes i cili realizoi një dopietë ndërsa golin tjetër e shënoi Uard. Londinezët e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak pasi që në minutën e 14, Kehill doli me karton të kuq.

Ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Kontes bëri gjithçka që të paktën ta barazonte rezultatin por nuk ia arriti, vetëm sa e ngushtoi rezultatin me anë të Moratas i cili debutoi me gol në Premier Ligë,ndërsa golin e dytë e shënoi David Luiz në minutën e 88-të. Çelsi e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë pasi edhe Fabregas u ndëshkua me të kuq.

Tags: ,
Share: