Etrit Berisha është numri një i padiskutueshëm tek Atalantë, që pak minuta më parë iu gëzua tri pikëve pas fitores së arritur ndaj Sasuolos, një ekip mjaft simpatik dhe problematik për të gjithë.

Miqtë arritën të shënonin të parët me Sensin, i cili mori një pasim të saktë nga e djathta e sulmit prej Lirolës. Futbollisti i Sasuolos doli i vetëm me Berishën, që e pa topin t’i kalonte poshtë këmbëve.

Gjithsesi shokët e skuadrës reaguan dhe e barazuan rezultatin që në pjesën e parë me Kornelius, që me një goditje nga jashtë zone mposhti portierin mik.

Goli i fitores erdhi në minutën e 77-të, kur pas një grosimi të Papu Gomes, ishte ish-milanisti Petanja që e devijoi topin për në rrjetë. 2-1 rezultati përfundimtar

Share: