“Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë. Kemi patur një javë kohë për ta përgatitur sfidën me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë gjithmonë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar në çdo aspekt për t’u paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje. Për ne kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë. Duhet të bëjmë një figurë sa më të mirë në këtë ndeshje, që të krijojmë edhe atë vetëbesimin që do të na shërbejë për të ardhmen”., tha Berisha në konferencën e sotshme për shtyp para ndeshjes me Turqinë.

Më tej ai analizoi kundërshtarin, që sipas portierit të Atalantës po kalon një periudhë tranzicioni dhe qëllimi i Shqipërisë është që të bëjnë një lojë të mirë.

“Kam vënë re që te përfaqësuesja e Turqisë kanë ardhur disa emra të rinj, kanë edhe lojtarë të rinj që kanë kualitet. Mendoj që janë edhe ata në një lloj tranzicioni, por për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë sa më mirë. Nuk i druhem ndonjë kundërshtari në veçanti, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë të mendojmë për veten dhe kaq”.

Share: