Atalanta do të luajë këtë fundjavë një ndeshje delikate ndaj Empolit në transfertë, ku fitorja do të jetë objektivi i vetëm. Edhe pse skudra bergamaske tani e ka arritur objektivin duke siguruar një vend në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ndaj Empolit pritet që të jetë një përballje e fortë pasi skuadra ku luan Frederik Veseli ka nevojë për pikë mbijetese. Por, gjërat nuk shkojnë mirë për trajnerin Gasperini i cili në këtë përballje mund të mos ketë shërbimet e Etrit Berishës.

Portieri i shqiptar nuk është stërvitur me grupin në seancën e fundit stërvitore, duke alarmuar stafin teknik. Berisha ka një problem muskular dhe nuk ka mundur dot të stërvitet rregullisht. Për portierin shqiptar do të vendoset në orët e fundit nëse do të jetë titullar apo jo në ndeshjen kundër Empolit.

Share: