Duket se Yll Hoxha e ka kuptuar gabimin e bërë pas thirrjeve raciste që bëri pak ditë më parë në një emision sportiv. Mesfushori i Ferronikelit i’u drejtua me termin “I zi” lojtarit të Lirisë, Henri Çibuez, por tashmë ai ka kërkuar falje në lidhje me këtë veprim.

Përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare të klubit të Ferronikelit, Hoxha shprehet i është drejtuar lojtarit në fjalë pa ndonjë qëllim të keq. Ja deklarata e plotë e tij.

Nga: Yll Hoxha- KF “FERONIKELI”

Data: 15.03.2017 Drenas

Të nderuar,

Përmes kësaj shkrese, kërkoj falje publikisht për shprehjen time ndaj lojtarit të KF “LIRIA”, Henry Chibueze.

Më datë: 12.03.2017 në emisionin sportiv “2me1” në RTV 21 pa qëllim të keq i jam drejtuar lojtarit në fjalë me termin “i zi”.

Dua të theksoj që nuk kam asgjë kundër, përkundrazi kam thënë fjalë të mira për lojtarin në fjalë. Po ashtu dua të cek që unë kam raporte shumë të mira miqësore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë me të gjithë lojtarët pavarësisht përkatësisë etnike dhe racore, prandaj dhe jam shprehur aq lirshëm. Shumë herë gjatë karrierës sime kam qenë në një dhomë me lojtarët me ngjyrë, që do të thotë që jam shumë i afërt me të gjithë. Por çdo gjë është keqkuptuar nga persona të caktuar.

Tags:
Share: