Berat Ahmeti është kthyr në Superligën e Kosovës dhe sot ka firmosur zyrtarisht për Gjilanin, që e ka prezantuar në faqen e vet në Facebook.

Mesfushori e ka nisur karrierën te Prishtina, duke kaluar më pas në Hungari, te Ujpeshti.

Sezonin e fundit Ahmeti u transferua te Vllaznia, por në Shqipëri nuk i eci dhe luajti shumë pak.

Te Gjilani Berati gjen edhe vëllain e vet, Azemin, i cili nënshkroi pak ditë më parë.

Tags:
Share: