Skuadra e ngjitur në Serinë A ka huazuar nga Atalanta mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshitin, ndërkohë që në objektivat e saj janë edhe të tjerë futbollistë.

Mes tyre ka edhe shqiptarë dhe në mediat italiane janë raportuar prej kohësh emrat e dy prej futbollistëve të Kombëtares, mesfushorit Ledian Mushaj, i cili është drejt largimit nga Peskara, dhe ai i sulmuesi Rei Manaj.

Që të dy këta futbollistë kërkohen nga Benevento, por ka edhe konkurrencën e ekipeve të tjera, pasi për Memushajn është Sioni i Tramexanit që e kërkon vlonjatin.

Share: