Vazhdojnë polemikat për sfidën Kaljari-Juventus. Ndeshja u fitua nga bardhezinjtë 0-1. Pikërisht te goli i shënuar është problemi.

Benatia goditi me bërryl sulmuesin sard Pavoleti. Arbitri vazhdoi lojën (la avantazh për Kaljarin, pa ndëshkuar mbrojtësin). Topi e fiton kundërshtari.

Pavoleti qëndron i shtrirë në fushë. Juventinët tregojnë mungesë “fair-play” duke mos ndalur lojën dhe aksioni përfundon me gol. Vendim i gabuar i arbitrit Kalvareze dhe polemika pafund. Kaljari përveç këtij rasti pretendon dhe për një penallti të mohuar, kur topi prek dorën e Benardeskit. Por brryli i Benatia është ajo çka tërboi sardët.

 

 

 

Dikush nuk harron dhe komenton në profilin e lojtarit në “Twitter”.

“Të gjithë janë të mirë duke përdorur brrylat, nëse do luaje diku tjetër do merrje një skualifikim prej 10 ndeshjes”.

Marokeni reagon direkt duke u përgjigjur.

 

 

“Ke të drejtë…kontrollo pak se sa herë jam ndëshkuar me të kuqe. kërko pak dhe do e dallosh nësë unë jam një person që mund të bëj keq”

 

Por nuk është tifozi që ka të drejtë, por mbrojtësi bardhezi. Benatia në 308 ndeshje midis Italisë, Gjermanisë dhe Francës është ndëshkuar me te kuqe…vetëm një here.

Kjo ka ndodhur në një ndeshje kur luante me Bajernin e Mynihut. Një rekord fantastik për një futbollist. Aq më tepër për një mbrojtës.

Tags:
Share: