Me largimin e Ibrahimoviçit sezonin e ardhshëm, Mançester Junajtid kërkon të transferojë një tjetër sulmues. Nën radarët e Murinjos ka rënë sulmuesi i Torinos, Beloti.

Sulmuesi italian është një nga më të kërkuarit në Europë, për shkak të dy sezoneve fantastike që kaloi në Serie A. Murinjo është gati të paguajë rreth 88 milionë sterlina për të sjellë në Mançester sulmuesin shtatlartë.

Beloti kërkohet edhe nga Napoli e Juventusi, por “djajtë e kuq” janë gati të paguajnë më shumë për të siguruar shërbimet e tij.

 

 

Share: