Ylli i Arsenalit, Hektor Bejerin, ka mbajtur premtimin e bërë para pak javësh, kur në shenjë solidariteti për viktimat e Kullës Grenfell në Londër deklaroi se do të dhuronte 50 sterlina për çdo minutë të luajtur në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve.

Spanjolli mori pjesë në një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar viktimat e tragjedisë, pasi një kullë në North Kensington mori flakë dhe aty humbën jetën të paktën 80 persona.

“Premtoj që do t’i dhuroj Kryqit të Kuq Britanik 50 sterlina për çdo minutë që do të luaj. Ju lutem, jepni mbështetjen tuaj në çdo mënyrë që të keni mundësi”, shkroi në Twitter mbrojtësi i talentuar.

Hector Bellerin has donated £19,050 to support the victims of the tragic Grenfell Tower fire

Tani që Europiani ka përfunduar Bejerin e ka mbajtur fjalën, duke dorëzuar çekun. Bëhet fjalë për 19,050 sterlina, pasi mbrojtësi luajti 381 minuta për Spanjën, që u mund në finale nga Gjermania.

The death toll caused by the tower block fire in the north Kensington currently stands at 30

 

Share: