Teuta është e përqëndruar në kampionat, ndërsa sot lau duart me Kupën. Gentian Begeja, trajneri i Teutës, ka dalë pas humbjes me Skënderbeun dhe ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Kualifikimi ishte i pamundur, kështu që Begeja e ka mendjen te transferta me Vllazninë.

LOJË SHUMË E HAPUR “Nuk kishim presion, ndaj menduam të luajmë më përpara se zakonisht. Kjo ndeshje i shërbeu ndeshjes së ditës së hënë me Vllazninë. Nuk do të luajmë me tre mbrojtës, por luajtëm ashtu pasi Hrkaç u dëmtua. Rezultati i ndeshjes së parë nuk të linte shumë hapësira për t’u kualifikuar”.

FORMACIONI MË I MIRË “Disa vinin nga dëmtimet dhe kishin nevojë për minuta. Nuk do luajmë kështu në Shkodër. Atje kemi ndeshje me rivalin direkt. Kampionati nuk mbaron atje, pasi janë shumë pikë në lojë. Për ne janë të gjitha finale. Kjo ndeshje ka specifikë tjetër dhe nuk mendoj se nuk i ka shërbyer trajnerit Gjoka.

GJITHMONË GATI “Kam qenë, jam dhe do jem pjesë e Teutës, pavarësisht se janë ndërruar disa trajnerë. Unë nuk e mendoj kurrë se Teuta do të zbresë një kategori më poshtë. Çdo trajner që vjen, do japë më të mirën për ta kaluar këtë situatë, që është e vështirë, por jo e pashpresë”.

 

 

Share: