Ylli i Shalkes, Leon Goretzka, po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave. Mesfushori gjerman po kërkohet nga shumë ekipe të mëdha, përfshirë këtu Liverpulin e Arsenalin, të cilët kërkojnë prej kohësh shërbimet e tij.

Pavarësisht interesimit të dy gjigantëve anglez, Goretzka duket se do të qëndrojë në Gjermani. Bajern Mynih është shumë pranë mesfushorit të kombëtares gjermane, i cili i sheh bavarezët si ekipi ideal për t’u përmirësuar edhe më shumë.

Drejtuesit e gjigantëve gjerman duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin e Shalkes dhe Goretzka mund të nënshkruajë për Bajernin në fillimin e sezonit pasardhës.

Share: