Shqipëria do të luajë ndaj Maqedonisë në muajin shtator, ndërkohë që është vendosur që përballja me kuqezinjtë të luhet në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë pak kohë më parë, duke sqaruar se është përzgjedhur për arsye sigurie, gjë që hidhet poshtë nga Muhamet Sejdini, nënkryetari i Federatës Maqedonase të Futbollit.

Strumica është zgjedhur për arsye sigurie? Ku e keni dëgjuar këtë deklaratë? Duam që futbolli të ndiqet kudo. Stadiumi i Strumicës i përmbush kushtet. Në të ardhmen do të luhet edhe në Tetovë, Shtip e vende të tjera. Duam që të gjithë kenë mundësinë ta shohin përfaqësuesen dhe kjo është një politikë e federatës”, ka thënë ndër të tjera në RTSH Sejdini.

Share: