Ernest Gjoka fitoi sezonin e shkuar titullin kampion me skuadrën e Kukësit, ndërkohë që ishte shumë pranë kalimit të turit të dytë në UEFA CHAMPIONS LEAGUE.

Momentalisht ai është i papunë dhe pret një ofertë për të nisur një eksperiencë të re. Tashmë ai ka një CV edhe më të pasur dhe emri i tij po lakohet në një projekt të rëndësishëm.

Sipas asaj që shkruan Telegrafi, Gjoka është alternativë për të marrë drejtimin e përfaësueses së Kosovës. Albert Bunjaki ka paraqitur dorëheqjen dhe në fund të kualifikueseve të Botërorit pritet të largohet.

FFK po mendon për alternativat dhe pritet që së shpejti të gjendet trajneri i ri që do i udhëheqë për kualifikueset e Europianit. Për Gjokën do ishte një hap i madh nëse do i besohej drejtimi i Kosovës.

Share: