Bazeli pritet të bëjë disa lëvizje në merkato gjatë verës dhe kampionët e Zvicrës kërkojnë të afrojnë në skuadër dy sulmues.

Mes emrave të shumtë që ka publikuar “Blick”, figuron edhe ai i Armando Sadikut, sulmuesit të Zyrihut, i cili u huazua në janar te Lugano, ku ai po bën mirë dhe po ndihmon skuadrën e tij për shkuar në kupat e Europës.

Sulmuesi nga Elbasani ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës me Luganon në Superligë, ndërkohë që vlerësohet për goditjen e tij, por shihet si një alternativë për Bazelin.

Share: