Okeljan Baze, mesfushori 26-vjeçar që prej tre sezonesh ishte pjesë e skuadrës së Lushnjes, është larguar nga verdhejeshilët dhe do të mbetet në Kategorinë e Parë.

Sezonin e shkuar ai u aktivizua nga trajneri Bani në 20 ndeshje, 9 prej tyre si titullar. Gjithsesi këtë verë ai është larguar, pasi klubi nuk e kishte në plane.

“Sport Eskpres” shkruan se Baze i është bashkëngjitur së fundmi skuadrës së Egnatias, që gjatë kësaj vere ka qenë mjaft aktive në merkato dhe synon të renditet mes pesë skuadrave më të mira në grupin A.

baze-soccerway

Share: