Partizani-Laçi pati edhe momente gjaknxehtësie, teksa tifozët miq ishin “fiksuar” me Idriz Bathën dhe Renato Malotën, të cilët i kanë ofenduar gjatë ndeshjes, por kulmi arriti me mbylljen e lojës, kur të dy lojtarët u drejtuan nga tifozët miq dhe pati ofendime mes tyre.

Pjesëtarë të stafit të të kuqve qetësuan lojtarët, që u tërhoqën, ndërsa në krahun tjetër policia mësohet të ketë arrestuar tre tifozë të kurbinasve.

Ndërkohë, tifozeria vendase gjithçka e ka pasur me kapitenin Taulant Sefgjini, që në një moment pati edhe një përplasje në fushë me Bathën, ndërkohë që nga shkallët e stadiumit fluturoi në drejtim të tij edhe një shishe plastike.

Share: