Itali / Seria A

 

Atalanta – Empoli

Atalanta ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe pak nga pak po lëshon në renditje, pas një periudhe ku po kërcënonte klubet në garë për një vend në kupat e Europës, por gjithsesi barazimi i fundjavën ndaj Milan-it konfirmoi se kjo skuadër ka shumë cilësi. Sot pritet kthesa e skuadrës bergamaske, që luan në shtëpi kundër Empoli-t, rival dukshëm inferior. Fitorja e fundjavës së shkuar ndaj Cagliari-t i ka dhënë qetësi skuadrs toskane, që tashmë është 5 pikë mbi zonën e ftohtë, por rendimenti jashtë fushe është mediokër, me asnjë gol të shënuar në 7 nga 8 ndeshjet e fundit dhe vetëm një fitore në 17 transfertat e fundit. Për ndeshjen e sotme Atalanta është sërish pa portierin Berisha, i dëmtuar, ndërsa për miqtë mbetet në dyshim mbrojtësi Veseli dhe është i pezulluar mesfushori Krunic (14/0).

Parashikimi: 1

 

Spanjë / Kupë

 

Sociedad – Valladolid

(Ndeshja e vajtjes 3-1)

Sociedad-i mori një fitore të bukur fundjavën e shkuar në Granada dhe e ka mbyllur në vendin e pestë pjesën e parë të sezonit, një arritje e madhe, për një skuadër që kishte vite në hije. Sot Sociedad-i synon ta mbyllë vitin me një ndeshje festive, kur të presë Valladolid-in në kupë, një ndeshje pa shumë vlerë për të dyja palët, duke parë se Sociedad-i fitoi 3-1 në vajtje dhe sot nuk pritet ndonjë surprizë.

Parashikimi: 1/3+

 

Atl. Madrid – Guijuelo

(Ndeshja e vajtjes 6-0)

Një stërvitore, e tillë pritet të jetë sfida mes Atletico-s dhe Guijuelo-s modest nga divizioni i tretë. Që në vajtje mori fund gjithçka, me madrilenët që fituan 6-0, ndaj sot do të luajnë rezervat dhe pritet një ndeshje pa ndonjë rivalitet të madh, ku vështirë se miqtë gjejnë forcën të shënojnë.

Parashikimi: jo/gol

 

Málaga – Córdoba

(Ndeshja e vajtjes 0-2)

Ndeshja më interesante e ditës në Kupën e Mbretit është ajo mes Malaga-s e Cordoba-s, sepse pritet me interes se ç’do të bëjë Malaga, pas humbjes 2-0 në vajtje. Cordoba në letër është dukshëm inferiore, edhe për faktin se luan në Segunda, por luajti shumë mirë në vajtje dhe tregoi më shumë dëshirë për fitore, ndaj tashmë zbret në fushë me 2 gola avantazh. Malaga nuk fiton prej 4 ndeshjesh, ndaj sot motivimi është i madh për ta mbyllur vitin me fitore, por kualifikimi nuk do të jetë i lehtë të arrihet.

Parashikimi: 1

 

Las Palmas – Huesca

(Ndeshja e vajtjes 2-2)

Las Palmas u mund javën e shkuar në Madrid nga Atletico, por luajti mjaft mirë dhe pjesa e parë e sezonit mund të konsiderohet shumë pozitive. Sot Las Palmas luan ndeshjen e fundit të vitit, kur të presë Huesca-n në kupë. Në vajtje përfundoi në barazim 2-2, ndaj Las Palmas shpreson të marrë një fitore që do të siguronte kualifikimin dhe do të shërbente si një ndarje e mirë me tifozët. Huesca modeste nuk ka ndonjë synim madhor në kupë dhe vështirë se befason sot.

Parashikimi: 1

 

Villarreal – Toledo

(Ndeshja e vajtjes 3-0)

Ashtu si Atletico, edhe Villarreal e siguroi që në vajtje kualifikimin, duke fituar 5-0 në Toledo, ndaj një rivali dukshëm inferior. Për këtë arsye, sot luhet “për qejf” dhe Villarreal synon të kënaqë tifozët që do të shkojnë në stadium, në një sfidë që duket si seancë stërvitore.

Parashikimi: 4+

 

Share: