Angli / Premier Ligë

 

Crystal Palace – Chelsea

Chelsea arriti në mesjavë fitoren e dhjetë rresht në kampionat dhe që tani ka marrë më shumë fitore sesa gjithë sezonin e shkuar. “Blutë” po luajnë një futboll të shkëlqyer dhe tashmë janë favoritët e mëdhenj për të fituar titullin kampion, ndërkohë që zor se i ndal sot Crystal Palace, në një derbi që duket shumë i paekuilibruar. Palas ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe tashmë renditja është shumë shqetësuese, ndërkohë që në 4 vizitat e fundit Chelsea ka fituar 3 herë në shtëpinë e rivalit londinez. Nga njëra anë është një ndër mbrojtjet më të dobëta në Premier Ligë dhe nga tjetra mbrojtja më e fortë dhe sulmi i tretë më i mirë, ndaj logjikshëm kuotat nuk i japin shpresë Palace. Për sot Palace ka sërish shumë lojtarë të dëmtuar, ku bie në sy mbrojtësi Tomkins (10/3), por kthehet nga pezullimi mesfushori Punheon (14/), ndërsa Chelsea është i plotë.

Parashikimi: 2

 

Middlesbrough – Swansea

Middlesbrough u mund keqas në mesjavë nga Liverpool-i, duke humbur për herë të parë këtë sezon me më shumë se një gol diferencë. Renditja sa vjen e ndërlikohet dhe sot Middlesbrough luan një finale të vogël, sepse pret Swansea-n, që është në zonën e ftohtë, me 3 pikë më pak, ndaj është e qartë që fitorja vlen shumëfish për të dyja palët. Faktori fushë mund të ndihmojë shumë Middlesbrough, aq më shumë që Swansea ka humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit në transfertë dhe trajneri Bob Bradley tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin, edhe pse ka pak kohë në drejtim. Për sot Middlesbrough është sërish pa mesfushorin e dëmtuar Gaston Ramirez (13/2), ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mbrojtësi Fernandez (8/0) dhe mesfushori Sung-Yeung Ki (11/0).

Parashikimi: 1

 

Stoke City – Leicester

Leicester City u mund edhe në mesjavë në Bournemouth dhe tashmë duket qartë që jashtë fushe asgjë nuk funksion për kampionët në fuqi. Sot Leicesterluan sërish jashtë fushe, në Stoke, një ndër fushat më të vështira në Angli, ndaj do të vuajë, ndaj një rivali qënë mesjavë barazoi në shtëpi ndaj Southampton-it, por luajti me 10 lojtarë për më shumë se një orë. Për ndeshjen e sotme Stoke ka probleme formacioni, sepse përveç mbrojtësve të dëmtuar prej disa javësh Bardsley e Cameron, do të mungojë edhe anësori ofensiv Arnautovic (15/1), ndërsa Leicester nuk ka mungesa të reja.

Parashikimi: FF1

 

Sunderland – Watford

Pas një periudhe mjaft të mirë, Sunderland ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe ka zbritur sërish në vendin e fundit. Për këtë arsye, ndeshja e sotme shtëpiake kundër Watford-it ka rëndësi të madhe dhe fitorja do të vlente një hap të madh përpara në renditje. Megjithatë, miqtë janë një skuadër më cilësore dhe kërkojnë të reagojnë, pas tre humbjesh në 4 ndeshjet e fundit. Për ndeshjen e sotme të dyja palët janë “të gjymtuara” nga dëmtimet, sepse për Sunderland-in është dëmtuar edhe mbrojtësi Jan Kirchhoff (7/0), i cili bashkohet në infermieri me shumë lojtarë të dëmtuar, ndërsa për miqtë është dëmtuar mesfushori Roberto Pereyra (13/2) dhe mbeten jashtë shumë lojtarë të tjerë.

Parashikimi: X2

 

West Ham – Hull City

West Ham fitoi nndaj Burnley-t dhe ishte vetëm fitorja e tretë sezonale në shtëpi këtë sezon, ndaj nuk ka ende vend për festë. Sot skuadra londineze pret Hull City-n dhe kërkon 3 pikë të tjera që do të përmirësonin ndjeshëm renditjen, në një sezon që ka ecur ters deri tani. Hull City është si zakonisht në fundin e tabelës dhe në mesjavë u mund nga Tottenham-i, duke pësuar humbjen e gjashtë rresht jashtë fushe. Për sot West Ham është sërish pa disa lojtarë të dëmtuar prej javësh, ku bien në sy sulmuesit Sakho e Zaza, ashtu si për miqtë, që janë pa sulmuesit Hernandez e Keane.

Parashikimi: 1

 

West Brom – Man United

Në mbrëmje zbret në fushë Mançester United, që viziton West Brom-in dhe kërkon fitoren e tretë rresht në kampionat, gjë që nuk e bën që prej muajit gusht. Në letër United është superior, por duhet kujdes, sepse West Brom-i është në formë të shkëlqyer dhe në dy muajt e fundit vetëm Chelsea ka grumbulluar më shumë pikë. Pa humbje prej 7 ndeshjesh, “Djajtë e Kuq” janë favoritë, por sot një bast i mirë duket edhe ai për shumë gola, pasi West Brom ka shënuar të paktën 3 gola në secilën prej 3 ndeshjeve të fundit shtëpiake. Për sot West Brom nuk ka mungesa të reja dhe mbetet jashtë sulmuesi Berahino, ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mbrojtësit Shaw (7/0) e Bailly (11/0) dhe mesfushori Mkhitaryan (7/1).

Parashikimi: 1

 

Itali / Seria A

 

Empoli – Cagliari

Empoli mori një pikë të çmuar javën e shkuar në Bologna, duke qëndruar dy pikë mbi zonën e ftohtë, por tashmë duhet një fitore qetësie dhe rasti vjen sot, me sfidën shtëpiake kundër Cagliari-t. Skuadra sarde u mund keqas nga Napoli javën e shkuar dhe vazhdon të pësojë gola pa fund, ndërkohë që jashtë fushe vuan shumë, edhe pse i mjafton rendimenti shtëpiak për të qenë në mesin e qetë. Për sot Empoli është thuajse i plotë, sepse mund të mungojë vetëm mbrojtësi shqiptar Veseli (7/0), i dëmtuar, ndërsa për miqtë është dëmtuar sulmuesi Borriello (16/6), por kthehet pas pezullimit mesfushori Di Gennaro (11/2).

Parashikimi: FF1

 

Milan – Atalanta

Milan-i shpreson të rikuperojë terren pas humbjes në Romë, kur të presë sot Atalanta-n, në një sfidë delikate. Kuqezinjtë kanë fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit shtëpiake, por jo gjithnjë kanë bindur dhe kundër Crotone-s fituan me shumë fat. Në krahun tjetër, Atalanta po zhvillon një sezon madhështor, pavarësisht se i ka humbur dy ndeshjet e fundit. Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit Atalanta ka nxjerrë në dritë ndeshje me të paktën 3 gola dhe sot pritet sërish një sfidë mjaft e hapur. Për sot Milan-it i kthehet nga pezullimi mesfushori Kucka (13/1) dhe është riaftësuar mesfushori Bonaventura (14/2), ndërsa tek Atalanta mbetet i dëmtuar portieri titullar Etrit Berisha.

Parashikimi: 1

 

Juventus – Roma

Juventus-i ka shansin të hedhë një hap gjigant drejt titullit në Serinë A, sepse sot në mbrëmje pret Roma-n dhe një fitore praktikisht heq qafe edhe rivalin e vetëm që po mundohet ta kërcënojë. Roma është 4 pikë pas dhe fitorja e javës së shkuar ndaj Milan-it e ka konfirmuar si skuadra antiJuventus, por sot luhet në Juventus Stadium dhe është e qartë që kampionët janë dukshëm favoritë. Në 6 përballjet e fundit direkte ka triumfuar gjithmonë skuadra e drejtuar nga Allegri dhe Juventus-i i ka fituar 24 ndeshjet e fundit shtëpiake në Serinë A, ndaj Roma-s do t’i duhet një mrekulli që të fitojë, ndërsa edhe barazimi do të ishte sukses i madh në këtë moment. Për sot Juve rikuperon sulmuesin Dybala (9/3), çka do të thotë se në infermieri mbeten vetëm mbrojtësit Dani ALves e Bonuçi, ndërsa për miqtë janë të dëmtuar mbrojtësi Bruno Peres (13/0) dhe mesfushorët Paredes (11/1) e Florenzi (9/0), por kthehet të paktën për në stol sulmuesi i rëndësishëm Salah (14/8).

Parashikimi: 1

 

Spanjë / Primera

 

Sporting Gijón – Villarreal

Sporting Gijón ka pasur një rendiment mjaft të ulët në muajt e fundit dhe është në zonën e ftoohtë, por në fushën e vet shpesh ka luajtur mirë dhe sot shpreson të marrë një rezultat pozitiv, kur të presë Villarreal-in. Miqtë nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh në transfertë, por pësojnë shumë pak gola dhe javën e shkuar shpartalluan Atletico Madridin, duke treguar se janë në formë mjaft të mirë. Për sot Sporting nuk ka në dispozicion mbrojtësit e dëmtuar Lillo (13/0) e Lora (6/0), ndërsa për miqtë janë të dëmtuar qendërmbrojtësi Musacchio (11/0) dhe mesfushori Samu Castillejo (14/1).

Parashikimi: gol/gol

 

Atl. Madrid – Las Palmas

Atletico e Madridit pësoi një humbje tronditëse ndaj Villarreal-it në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe nuk fiton prej 3 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Për këtë arsye, sot kundër Las Palmasit fitorja është detyrim dhe faktori fushë duhet të jetë si zakonisht vendimtar, sepse Atletico në shtëpi ka humbur vetëm një nga 24 ndeshjet e fundit në Primera. Përveç kësaj, Las Palmas ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe dhe qartësisht vuan shumë në udhëtim. Atletico po shënon shumë pak, por sot pritet kthesa, sepse Las Palmas luan një futboll të hapur dhe sulmues. Për sot Atletico ka humbur për dëmtim portierin titullar Oblak dhe është i pezulluar sulmuesi Correa (14/3), ndërsa për miqtë mungon për pezullim mbrojtësi David García (13/1).

Parashikimi: 1

 

Granada – Sociedad

Granada mbetet në vendet e fundit, por po jep shenja jete, sepse ka humbur vetëm një nga 5 ndeshjet e fundit dhe tashmë shpreson të dalë nga zona e ftohtë. Sot Granada pret Sociedad-in, që ka fituar dy nga 3 ndeshjet e fundit jashtë fushe dhe është duke luftuar për të kapur vendin e katërt, ndaj sot shpreson të përsëritë sezonin e shkuar, kur fitoi lehtësisht në Granada. Për sot Granada është pa mbrojtësin e pezulluar Uche Agbo (13/0), ndërsa për miqtë është i pezulluar mesfushori i rëndësishëm Zurutuza (14/3).

Parashikimi: FF2

 

Sevilla – Málaga

Në mbrëmje Sevilla pret Malaga-n dhe kërkon fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, për të qëndruar sa më pranë dy skuadrave kryesuese. Në dy ndeshjet e fundit Sevilla nuk ka pësuar gol, por ka mungesa të rëndësishme për ndeshjen e sotme dhe Malaga në formë shpreson të befasojë, sepse ka humbur vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, jashtë fushe Malaga nuk ka fituar ende këtë sezon dhe vështirë se e bën kthesën në një prej fushave më të vështira në Spanjë dhe Europë. Për sot Sevilla është pa mbrojtësin Mariano (13/0) dhe mesfushorin Vazquez (14/2), të dy të pezulluar, si dhe janë në dyshim mbrojëtsit Escudero (9/0) e Pareja (12/1), ndërsa miqtë janë thuajse të plotë, sepse kthehet nga pezullimi mesfushori Castro (12/1).

Parashikimi: 1

 

ME SHUME PARASHIKIME E KUOTA I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: