Itali / Seria A

 

Inter – Lazio

Dy fitore rresht kanë ringritur moralin tek Interi dhe duket se trajneri Stefano Pioli po vendos ekuilibrat në skuadër, edhe pse duket qartë që ky sezon vështirë se do të mbyllet me ndonjë arritje të rëndësishme. Sot Inter-i luan një ndeshje delikate kundër Lazio-s në formë, që të hënën mundi Fiorentina-n dhe tashmë është bërë kandidat serioz për vendin e tretë në renditje, me një ecuri të shkëlqyer në muajt e fundit. Këto vitet e fundit Lazio ka marrë rezultate dhe ka shënuar me lehtësi në “San Siro”, ndaj sot priten sërish gola, edhe pse rezultati final është shumë i vështirë për t’u parashikuar. Për ndeshjen e sotme Inter-i është pa mesfushorët e pezulluar Felipe Melo (5/0) dhe Joao Mario (14/1), si dhe mbetet i dëmtuar mesfushori Medel (10/0), ndërsa Lazio nuk ka mungesa.

Parashikimi: Gol/gol

 

Spanjë / Kupë

 

Eibar – Sp. Gijón

(Ndeshja e vajtjes 2-1)

Eibar-i synon ta mbyllë vitin sa më bukur dhe sot në kupë kundër Sporting Gijon-it ka një mundësi të mirë për të festuar me tifozët. Ka qenë një pjesë e parë e shkëlqyer sezonale për Eibar-in, që është në vendin e tetë, plot 11 pikë mbi Sporting Gijon-in, skuadra që ndodhet në vendin e 18-të dhe që zbret një kategori më poshtë. Në vajtje fitoi Eibar-i, skuadër superiore dhe shumë më e qetë, ndaj sot nuk pritet ndonjë çudi, aq më shumë që Sportingu nuk ka asnjë objektiv në kupë.

Parashikimi: 1

 

Osasuna – Granada

(Ndeshja e vajtjes 0-1)

Osasuna e Granada e kanë mbyllur shumë keq pjesën e parë të sezonit, duke qenë në dy vendet e fundit në Primera, ndaj është e qartë që kupa nuk ka asnjë vlerë dhe ndeshja e sotme duket si një barrë e panevojshme. Osasuna vjen nga një seri e gjatë humbjesh dhe ka nevojë për përforcime urgjente në janar, por edhe Granda nuk është shumë më mirë, pavarësisht se kohët e fundit ka marrë disa rezultate të mira dhe po lufton. Në vajtje fitoi Granada dhe sot kjo skuadër është favorite për kualifikim.

Parashikimi: X2

 

La Coruña – Betis

(Ndeshja e vajtjes 0-1)

La Coruña e mbylli pjesën e parë të kampionatit me një fitore të çmuar kundër Osasuna-s, ndaj e pret me qetësi ndeshjen e sotme në kupë, kundër Betis-it. Të dyja skuadrat kanë të njëjtin synim, mbijetesën e qetë, ndaj kupa nuk është prioritet dhe sot mund të pushojnë disa titullarë. Në vajtje fitoi Betis-i, që kërkon të reagojë pas humbjes ndaj Alaves-it fundjavën e shkuar, ndaj sot do të sforcohet më shumë ndoshta.

Parashikimi: X2

 

Valencia – Leganés

(Ndeshja e vajtjes 3-1)

Valencia e ka mbyllur si mos më keq pjesën e parë të sezonit, duke qenë vetëm falë golaverazhit jashtë zonës së ftohtë. Sot Valencia shpreson të marrë një fitore morali, kur të presë Leganes-in, që vjen nga 3 barazime rresht në kampionat, ku ka 4 pikë më shumë se Valencia dhe nuk mendon shumë për kupën, siç u pa edhe në vajtje.

Parashikimi: 1/3+

 

Francë / Liga 1

 

Bastia – Marseille

Bastia mori një fitore të papritur javën e shkuar ndaj Rennes, duke arritur suksesin e parë jashtë fushe që prej muajit gusht dhe duke hedhur një hap gjigant përpara në renditje, edhe pse zona e ftohtë nuk është larg. Sot Bastia shpreson ta mbyllë vitin në mënyrë perfekte, sepse kërkon fitoren e tretë rresht, kur të presë Marseille-n. Megjithatë, miqtë janë në formë të shkëlqyer, sepse kanë marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe në 19 ndeshjet e fundit vetëm në 3 takime kanë pësuar gol, çka e bën ndeshjen e sotme një bast interesant për pak gola, me shenjën “0-2” që ka dalë gjithmonë në dritë në sezonet e fundit në këtë përballje. Për sot Bastia është pa mesfushorin e pezulluar Danic (13/2) dhe mbeten të dëmtuar mbrojtësit El Kaoutari (4/0), Squillaci (10/0) e Bengtsson (4/1) dhe mesfushori Cahuzac (16/0). Për miqtë situata është më e qetë, sepse mbeten të dëmtuar vetëm mbrojtësi Bedimo (9/0) e mesfushori Diarra (9/0).

Parashikimi: FF2

 

Bordeaux – Nice

Bordeaux u shpartallua fundjavën e shkuar në Montpellier dhe sot kuron të reagojë, kur të presë Nice-n kryesuese. Në mesin e këtij muaji Bordeaux fitoi ndaj Nice-s në Kupën e Ligës, por kampionati është shumë më i rëndësishëm për miqtë, që kryesojnë bujshëm, me 4 pikë avantazh ndaj Monaco-së. Në formë të shkëlqyer, Nice shpreson të fitojë edhe sot, ndaj një rivali me shumë probleme dhe me mungesa të shumta, duke nisur nga mesfushori Ounas (13/0) e sulmuesi Menez (16/2), të dy të pezulluar, si dhe mbrojtësit Sabaly (17/0) e Poundjé (6/0), portieri Carrasso dhe sulmuesit Toure (6/0) e Thelin (7/2). Edhe Nice ka disa probleme, sepse janë të dëmtuar mbrojtësit Dalbert (15/0), Baysse (9/2) e Pereira (15/1) dhe mesfushori Eysseric (14/1).

Parashikimi: FF2

 

Dijon – Toulouse

Pa fitore prej 8 ndeshjesh, Dijon ka zbritur tashmë në zonën e ftohtë dhe është nën presion të madh, ndaj sot shpreson të rigjejë formën e mirë shtëpiake, për të marrë 3 pikë të rëndësishme ndaj Toulouse-s. Miqtë nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh jashtë fushe dhe kanë shumë mungesa, ndaj sot edhe një barazim i kënaq. Për këtë takim Dijon ëhstë pa mbrojtësin e pezulluar Varrault (14/1) dhe pa mesfushorin e pezulluar Sammaritano (17/3), ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mesfushori Trejo (10/1) dhe mbrojtësit Moubandje (15/0) e Musavu-King (3/0).

Parashikimi: X

 

Lille – Rennes

Lille u mund javën e shkuar në Marseille, duke pësuar disfatën e dytë në 4 ditë, por përballë kishte rivalë të nivelit të lartë. Deri tani Lille ka treguar se nuk ka potencial për të shkuar në kupat e Europës, por të paktën në fushën e vet merr shumë pikë që duhet t’i mjaftojnë të qëndrojë larg telasheve. Sot Lille synon 3 pikë qetësie në renditje, kur të presë Rennes, që vjen nga një humbje befasuese kundër Bastia-s, disfata e parë shtëpiake e sezonit, ndaj nuk është një moment pozitiv. Për sot Lille është sërish pa mesfushorët Bautheauc (7/0) e Mavuba (11/0) dhe sulmuesit De Preville (11/3) e Ryan Mendes (7/0), ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mbrojtësi Pedro Mendes (13/0) dhe mesfushori Prcic (8/1).

Parashikimi: FF1

 

Lyon – Angers

Lyon-i arriti një fitore të shkëlqyer fundjavën e shkuar në Monaco, duke marrë fitoren e tretë rresht dhe duke kapur kuotën e 31 pikëve, vendosur nga presidenti Aulas deri në fund të vitit. Sot Lyon pret Angers dhe tashmë kërkon me ngulm një fitore që do të afronte sërish vendin e tretë, sepse Lyon ka luajtur edhe një ndeshje më pak, ndaj në teori është shumë pranë PSG-së. Angers nuk fiton prej më shumë se një muaji dhe disfata e fundit ndaj Nantes ishte një goditje e rëndë, sepse renditja është ndërlikuar shumë. Për sot Lyon nuk ka mungesa, ndërsa miqtë janë pa mbrojtësin Andreu (16/0) dhe sulmuesin Ketkeophomphone (5/1).

Parashikimi: 1

 

Metz – Guingamp

Metz ka fituar vetëm një herë në dy muaj e gjysmë dhe tashmë sheh me frikë nga zona e ftohtë. Për këtë arsye, sot shpreson ta mbyllë vitin me fitore, kur të presë Guingamp-in, skuadër që ka shkëlqyer këtë sezon dhe javën e shkuar fitoi edhe ndaj PSG-së, duke u ngjitur në vendin e pestë, një arritje e madhe deri tani. Për sot Metz është pa mbrojtësin e pezulluar Bisevac (9/0) dhe pa mesfushorët e dëmtuar Lejeune (7/0) e Jouffre (8/2), ndërsa për miqtë është i dëmtuar mbrojtësi Sankoh (9/0).

Parashikimi: FF2

 

Monaco – Caen

Monaco në mënyrë të çuditshme humbi qetësinë ndaj Lyon-it fundjavën e shkuar, duke pësuar një humbje të merituar, që nuk e lejoi të qëndronte pranë Nice-s kryesuese. Sot Monaco kërkon me çdo kusht të reagojë, kur të presë Caen-in, që vjen nga një fitore e çmuar kundër Metz-it dhe sot shpreson të befasojë, sepse çuditërisht ka humbur vetëm një nga 13 përballjet e fundit direkte. Për sot Monaco është pa mbrojtësin e pezulluar Mendy (11/0), ndërsa për miqtë mbetet i dëmtuar portieri titullar Vercoutre.

Parashikimi: 1/3+

 

Nantes – Montpellier

Sergio Conceiçao duket se ka qenë zgjidhja e problemeve të Nantes, së paku për momentin, sepse me portugezin në drejtim Nantes ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe ka rigjetur besim në vetvete. So kjo skuadër shpreson të dalë nga zona e ftohtë, kur të presë Montpellier, që ka shpartalluar Bordeaux pak ditë më parë, por jashtë fushe vuan shumë dhe nuk fiton prej kohësh, ndërsa një javë më parë u mund po nga Nantes në Kupën e Ligës. Për sot Nantes është e plotë, ndërsa për miqtë mungojnë dy ndër shënuesit më të mirë, mesfushori Boudebouz (16/7) dhe sulmuesi Ninga (9/5).

Parashikimi: FF1

 

PSG – Lorient

PSG nuk fiton prej 3 ndeshjesh dhe tashmë duket qartë që skuadra nuk është e qetë, duke parë kreun 7 pikë larg, diçka që nuk ndodhte prej vitesh. Kampionët kanë skuadrën më të mirë në Francë, kjo është e qartë, por me trajnerin Unai Emery gjërat nuk po ecin si mendohej dhe nëse nuk vjen fitorja as sot kundër Lorient-it, mund të flitet për krizë. Miqtë vijnë nga një fitore e çmuar ndaj Saint-Etienne, por mbeten në fundin e tabelës dhe sot një pikë do të ishte si një fitore, pasi jashtë fushe kjo skuadër nuk di të fitojë. Për sot PSG mbetet pa mesfushorin e dëmtuar Rabiot (11/1), ndërsa për miqtë janë të dëmtuar portieri titullar Lecomte dhe mesfushori Philippoteaux (12/1).

Parashikimi: 1/1, 4+

 

Saint-Étienne – Nancy

Saint-Etienne u mund javën e shkuar në fushën e Lorient-it, vetëm pak ditë pasi u eliminua nga Kupa e Ligës si pasojë e humbjes shtëpiake kundër Nancy-së, ndaj sot fitorja është detyrim për ta mbyllur vitin me një buzëqeshje. Përballë është sërish Nancy, që i shkoi shumë pranë fitores javën e shkuar në Toulouse dhe po luan mirë, por jashtë fushe nuk fiton prej 7 ndeshjesh në kampionat. Për ndeshjen e sotme Saint-Etienne është pa portierin titullar Ruffier, i dëmtuar, dhe zëvendësin e tij Moulin, i pezulluar, ndërsa mungojjnë edhe sulmuesi Tannane (16/1) e Roux (13/1) dhe mbrojtësit Malcuit (12/0) e mesfushori Pogba (8/1).

Parashikimi: 0-2 gola

ME SHUME PARASHIKIME I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: