Francë / Liga 1

 

Angers – Nantes

Angers nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe në ndeshjen e fundit në Nancy luajtën shumë dobët, ndaj tashmë presioni po shtohet. Sot Angers shpreson të kthehet në rrugën e duhur, kur të presë Nantes, skuadër që është në vendet e fundit dhe sapo ka emëruar trajner të ri portugezin Sérgio Conceição, i cili e ka nisur me një fitore befasuese ndaj Montpellier në Kupën e Ligës. Megjithatë, Nantes ka shumë probleme dhe nuk ka fituar kurrë në Angers, ndaj sot edhe një pikë e kënaq. Për sot Angers është ende pa sulmuesin e dëmtuar Ketkeophomphone (5/1) dhe janë në dyshim portieri titullar Michel e mesfushori Mangani (15/0), ndërsa për miqtë janë të pezulluar mesfushorët Thomasson (10/0) e Toure (4/0) dhe është i dëmtuar mesfushori Rongier (10/0).

Parashikimi: 1

 

Francë / Liga 2

 

AC Ajaccio – Nimes

Ajaccio u mund keqas javën e shkuar në derbi nga GFCO Ajaccio dhe përveç kësaj, mund të dënohet edhe për trazirat e shkaktuara nga tifozeria e saj. Sot Ajaccio kërkon një fitore qetësie, kur të presë Nimes, skuadër që vjen nga dy humbje rresht, por ka një skuadër cilësore dhe jashtë fushe luan shumë mirë në kundërsulm. Për sot Ajaccio është pa mbrojtësin e pezulluar Lippini (14/0) dhe pa portierin titullar Mandanda,. Ndërsa për miqtë kthehet nga pezullimi mesfushori Briançon (16/2), por mbeten në dyshim mbrojtësi Angoula (16/0) dhe sulmuesi Ripart (17/3).

Parashikimi: FF1

 

Auxerre – Valenciennes

Auxerre është ende në fundin e tabelës, por po përmirësohet dhe kjo u pa qartë javën e shkuar, me barazimin e marrë ndaj Troyes-ë kryesuese në transfertë. Sot Auxerre shpreson të marrë 3 pikë të tjera për të dalë nga zona e ftohtë, kur të presë Valenciennes, që është në pozita të qeta për momentin dhe nuk humbet prej 4 ndeshjesh, pavarësisht se rrallë fiton. Për sot Auxerre është sërish pa mbrojtësin Fournier (13/1) dhe sulmuesin Vincent (10/1), por mund të kthehen mbrojtësi Traore (10/0) e sulmuesi Touzghar (11/3). Për miqtë kthehet nga pezullimi mesfushori Enza Yamissi (16/2), por mungon mesfushori Fulgini (17/1).

Parashikimi: 1

 

Brest – Bourg-Péronnas

Brest u kthye në krye të renditjes falë fitores në Nimes javën e shkuar dhe forma po kthehet ajo e fillimsezonit, pas një periudhe jo të mirë. Sot Brest shpreson të marrë fitoren e tretë rresht, kur të presë Bourg Peronnas, skuadër dukshëm inferiore, që është 13 pikë dhe 13 vende më poshtë në renditje, me vetëm një fitore në udhëtim. Për sot Brest ka në dyshim mesfushorin Pele (18/2) dhe sulmuesin kryesor Maupay (18/10), ndërsa për miqtë është i pezulluar mesfushori Damour (18/0) dhe mungon për dëmtim mesfushori Gamiette (11/0).

Parashikimi: 1

 

Clermont – Orléans

Clermont vazhdon të zhvillojë një sezon plot luhatje dhe tashmë sheh me shqetësim edhe nga fundi i tabelës, sepse luan mirë, por rrallë fiton dhe po lëshon në renditje. Sot Clermont kërkon 3 pikë qetësie, kur të presë Orleans-in, që është 7 pikë më poshtë në renditje dhe jashtë fushe ka një rendiment mediokër, me vetëm 2 pikë në 8 ndeshje. Për sot Clermont është sërish pa portierin e dëmtuar Jeannin dhe është në dyshim mbrojtësi i majtë Djellabi (14/0), ndërsa për miqtë është i pezulluar mesfushori Ligoule (14/0) dhe janë në dyshim qendërmbrojtësit e rëndësishëm Yahia (7/0) e Belkalem (10/1).

Parashikimi: 1

 

Laval – Amiens

Marco Simone mori drejtimin e Laval-it muajin e shkuar dhe e nisi me një fitore gtë bukur ndaj Reims-it, por vetëm kaq, sepse në ndeshjet e fundit loja ka qenë sërish e dobët dhe duket qartë që trajneri italian nuk mund të bëjë më shumë se paraardhësi i tij. Sot Laval shpreson të bëjë kthesë dhe të largohet disi nga fundi i tabelës, kur të presë Amiens-in, që ishte në vendet e para deri para disa javësh, por tashmë duket në rënie dhe po vuan sidomos në ndeshjet shtëpiake, ku nuk ka hapësira të mëdha në sulm. Gjithsesi, jashtë fushe sulmi i Amiens-it funksionon dhe sot shanset për fitore janë të mëdha, sidomos nëse riaftësohen mesfushori Fofana (15/1) dhe anësori ofensiv Bourgaud (15/1).

Parashikimi: FF2

 

Le Havre – Tours

Vetëm dy pikë në 4 ndeshjet e fundit për Le Havre-n, që ka pasur një rënie të frikshme, por javën e shkuar në Niort luajti mirë dhe sot kundër Tours pritet fitorja e kthesës. Miqtë janë në vështirësi, edhe pse nuk humbasin prej 3 ndeshjesh, ndërsa në Le Havre kanë humbur 8 herë në 12 vizita. Për sot Le Havre mund të mos ketë sërish në dispozicion qendërmbrojtësin e rëndësishëm Ferland Mendy (17/2), por kthehet nga pezullimi sulmuesi Gimbert (16/4), ndërsa miqtë janë të plotë, sepse kthehen 3 lojtarë nga pezullimi.

Parashikimi: 1

 

Sochaux – Red Star

Djetë pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe një lojë shumë bindëse flasin qartë për formën e Sochaux, që e tregoi forcën e vet edhe në mesjavë, kur eliminoi Marseille-n nga Kupa e Ligës. Tani Sochaux kërkon të kapë kreun në Ligën 2 dhe sot ndaj Red Star-it i ndalohen gabimet, pasi përballë është një rival modest, që të hënën pushoi nga puna trajnerin Rui Almeida dhe vështirë se reagon sot. Për këtë takim Sochaux është sërish pa mesfushorin e dëmtuar Martin (10/1), por kthehet nga pezullimi mbrojtësi i majtë Gibaud (16/0),ndërsa për miqtë është i pezulluar sulmuesi Sekou Keita (9/1) dhe është në dyshim portieri titullar Cros.

Parashikimi: 1

 

Strasbourg – Niort

Strasbourg shkëlqeu javën e shkuar, duke fituar bindshëm ndaj Lens-it dhe duke vazhduar ngjitjen drejt kreut, ndaj tashmë entuziazmi është në qiell dhe sot kundër Niort-it synohet fitorja e katërt rresht në kampionat. Niort është disi më poshtë në renditje, por pas një starti të dobët të sezonit, është përmirësuar ndjeshëm dhe në 12 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm 2 herë. Për sot Strasbourg nuk ka mungesa të reja, ndërsa për miqtë mungon anësori i djathtë Junior Sambia (18/0), i pezulluar.

Parashikimi: FF1

 

Itali / Seria B

 

Trapani – Frosinone

Trapani ka ndërruar trajner, por jo ecuri, sepse vazhdon të mbetet e fundit dhe fitorja e vetme sezonale është arritur në fund të tetorit. Sot Trapani luan një ndeshje delikate në shtëpi ndaj Frosinone-s, skuadër dukshëm më cilësore dhe me eksperiencë, që është vetëm 2 pikë larg kreut, edhe pse fundjavën e shkuar zhgënjeu me humbjen shtëpiake ndaj Salernitana-s. Në atë takim u dëmtua edhe sulmuesi i rëndësishëm Paganini (17/3), i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, ndërsa sot do të mungojnë edhe portieri Bardi, mbrojtësi Crivello (10/0) e sulmuesi Cocco (8/1).

Parashikimi: X

 

Angli / Championship

 

Norwich – Huddersfield

Norwich fitoi ndaj Aston Villa-s të martën dhe shkëlqeu në aspektin mbrojtës, gjë që nuk e ka bërë gjithmonë këtë sezon. Gjithsesi, në fushën e vet Norwich bind dhe sot kërkon fitoren e tetë sezonale në “Carroë Road”, kur të presë Huddersfield-in. Miqtë fituan në mesjavë ndaj Burton-it dhe kanë rigjetur fitoren në udhëtim, duke u afruar ndjeshëm me vendin e tretë, ndaj sot shpresojnë të marrin të paktën një pikë. Për sot Norwich është sërish pa sulmuesin e dëmtuar Cameron Jerome (17/6), ndërsa për miqtë është në dyshim mbrojtësi Hudson (14/0).

Parashikimi: 1

ME SHUME PARASHIKIME E KUOTA I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: