Jurgen Bardhi ka dalë prej disa kohësh nga “rrethi” i Shqipërisë U21, teksa nuk ftua nga trajneri Alban Bushi edhe për ndeshjen me Irlandën e Veriut, apo në sfidën që Shqipëria U20 luajti me Gjeorgjinë.

Në lidhje me mungesën e një ftese për Bardhin është drejtori i të kuqve, Luçiano Moxhi ai që jep mendimin e tij në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

“Kjo varet nga ajo që kuptojnë trajnerët, është gjykim i tij. Sa më i mirë të jetë trajneri, aq lojtarë më të mirë merr. Nëse një trajner nuk merr Bardhin, bën gabim dhe koha do më japë të drejtë ose jo”, tha Moxhi.

Share: