Interi dhe PSG janë klube që mund të bëjnë pjesë tyren shumë futbollistë, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë edhe një mesfushor shqiptar.

Bëhet fjalë për Enis Bardhin, mesfushorin që këtë verë Levante e bleu tek Ujpesht dhe performancat e tij kanë qenë mbresëlënëse, duke shënua katër gola në nëntë ndeshje (7 titullar) në kampionat.

Klubi spanjoll po mendon që tani t’i rinovojë kontratën Bardhit, që në DigiSport ka deklaruar: “Jam i përqendruar te Levante. Kam dëgjuar që Interi dhe PSG janë interesuar për mua, por kjo nuk ka rëndësi tani, pasi nuk jemi në fazën e merkatos”.

“Patjetër, janë lajme interesante, por mendoj vetëm për Levanten. Më pëlqen shumë Premier League dhe mendoj se mund të luaj në secilin nga 5 kampionatet më të fortë në Europë. Më e rëndësishme tani është të ndihmoj skuadrën”, ka thënë Bardhi.

Share: