Enis Bardhi e ka nisur më së miri aventurën e tij në Spanjë me Levanten, teksa ka arritur të shënojë tre gola në pesë ndeshje, një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh faktin që luan si mesfushor.

Bardhi u transferua këtë verë te Levante, që e bleu futbollistin shqiptar te skuadra hungareze e Ujpeshtit.

Mesfushori nënshkroi një kontratë 3-vjeçare dhe deri në 2020 është i Levantes, por ofertat për të kanë nisur që tani dhe kjo shqetëson klubin spanjoll.

Fichajes.com shkruan se ekipet më të mëdha po interesohen për të dhe Levante ka nisur tentativat për të rinovuar kontratën edhe me dy vite të tjera, për ta zgjatur deri në vitin 2022.

Bardhi duke festuar golin ndaj Valencias
Bardhi duke festuar golin ndaj Valencias
Share: