Luis Enrike po zhvillin sezonin e fundit në krye të Barcelonës. Trajneri do të largohet në fund të këtij edicioni, teksa drejtuesit katalanas kanë marrë masat për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas asaj që shkruajne mediat spanjolle drejtuesit e kanë gjetur se kush do të vijojë punën e Enrikes. Do të jetë pikërisht ndihmësi i tij, Juan Karloz Unzue ai që me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i katalanasve.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë ai, në një intervistë për mediat spanjolle ku është shprehur: “Shpresoj të mos kem nevojë për biçikletë në sezonin e ardhshëm. Sa bëhesh trajner, koha për “hobin” përfundon dhe nuk ka më të tillë”, u shpreh Unzue.

Share: