Barcelona është në kërkim të një mesfushori pasi sezonin e fundit ka pasur probleme në disa ndeshje kryesore. Lojtari që po kërkohet me ngulm nga katalanasit është mesfushori i Psg-së, Marko Verati për të cilin ka dërguar një ofertë të re për të tek parizienët.

Ofertë të re që kanë dërguar drejtuesit katalanas është 65 milionë euro plus mesfushorin Ivan Rakitic. Kroati, i cili ka përjetuar një sezon të vështirë, është gati për t’u kthyer edhe një herë për të punuar me Unai Emeri,  trajneri i tij në kohën e Seviljes.  Blaugranët po përpiqen në maksimum për ta marrë Verratin saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe kroatin Rakitiç.

Deri tani Barcelona ka zyrtarizuar vetëm blerjen e mbrojtësit të Benfikës, Nelson Semedo për 30 milionë euro, si edhe la rikthyer nga huazimi mesfushorin spanjoll Zherard Delofeu.

Share: