UEFA / Liga e Kampioneve

 

PSG – Barcelona

PSG ka qenë pa fat edhe këtë sezon, sepse pas fazës së grupeve është vënë përballë Barcelona-s në Champions League, short tepër i ndërlikuar. Këtë sezon PSG nuk ka humbur ende në Champions dhe nuk humbasin ndeshje shtëpiake prej thuajse një viti, por në Europë nuk janë ende të frikshëm dhe këtë sezon po vuajnë edhe në kampionatin francez, ku janë të dytët. Ndërkaq, Barça është gjithashtu pas Realit në kampionat, por është në formë të shkëlqyer, ka një sulm spektakolar dhe ka shumë eksperiencë në Champions. Edhe tradita në 3 vitet e fundit me PSG-në e favorizon dukshëm, me dy kualifikime në dy përballje direkte. Për ndeshjen e sotme PSG është pa mbrojtësin e dëmtuar Meunier dhe mesfushorin e pezulluar Thiago Motta, ndërsa Barça është e plotë.

Parashikimi: FF2

 

Benfica – Dortmund

Benfica kundër Dortmund-it është një ndër sfidat më interesante të 1/8-ave në Ligën e Kampioneve, pasi ndeshen dy skuadra pak a shumë në të njëjtin nivel, që luajnë shumë bukur futboll. Benfica ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit shtëpiake dhe ka shënuar 23 gola në 6 të fundit në Lisbonë, ndërkohë që nuk ka pësuar gol në 11 nga 15 ndeshjet e fundit shtëpiake. Ndërkaq, Dortmundi  po zhgënjen këtë sezon, sidomos jashtë fushe, duke fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit dhe duke pësuar gjithnjë gol prej muajit shtator. Për këtë arsye, sot kuotat pro Dortmund-it duken të gabuara, aq më shumë që kthimi luhet në Gjermani dhe Dortmund-i nuk ka arsye përse të sforcohet në maksimum për fitore sot. Për këtë takim Benfica është e plotë, ndërsa te Dortmundi mungon për dëmtim mesfushori Götze, por tashmë mungesën e tij nuk e ndjen askush, pasi niveli i tij ka qenë shumë i ulët.

Parashikimi: FF1

 

Angli / Championship

 

Brighton – Ipswich

Brighton mposhti bindshëm Burton-in fundjavën e shkuar dhe regjistroi fitoren e gjashtë rresht në fushën e vet, duke mbajtur larg Huddersfield-in e vendit të tretë, që nuk po dorëzohet. Sot Brighton luan sërish në shtëpi dhe pritet fitorja e radhës, kundër Ipswich-it, që në fakt nuk duhet nënvlerësuar, sepse fundjavën e shkuar u bë skuadra e parë që fiton këtë sezon në fushën e Aston Villa-s dhe sot zbret në fushë mjaft i qetë. Për sot Brighton është pa mbrojtësin e dëmtuar Bong (21/0), ndërsa për miqtë mungon mbrojtësi Webster (22/1).

Parashikimi: 1

 

Derby – Cardiff

Derby County barazoi të shtunën në shtëpi ndaj Bristol City-t, por ishte si një fitore, duke parë se City kryesonte 3-0 në pushim. Sot Derby kërkon rezultatin e 11-të pozitiv rresht në shtëpi, kur të presë Cardiff-in, që arriti një fitore të papritur në Leeds, duke u ngjitur në mesin e qetë, ndaj sot zbret në fushë pa presion mbi vete, edhe pse Derby është favorit. Për sot Derby është i plotë, ndërsa për miqtë janë të dëmtuar mbrojtësit Manga (14/0) e Peltier (26/0).

Parashikimi: 1

 

Fulham – Nottingham

Fulham arriti të fitonte në shtesë ndaj Wigan-it fundjavën e shkuar, duke konfirmuar se të paktën në shtëpi shkëlqen, aq sa në 10 ndeshjet e fundit aty është mundur vetëm nga Brighton-i. Sot Fulham luan sërish në fushën e vet dhe niset dukshëm favorit ndaj Nottingham Forest-it, që me vështirësi po arrin të largohet nga vendet e fundit dhe tashmë shpreson të stabilizohet në mesin e qetë, por jashtë fushe ka shumë probleme, duke humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Për sot Fulham është sërish pa mesfushorin e pezulluar Fredericks (15/0), ndërsa për miqtë është i pezulluar mbrojtësi Eric Lichaj (29/1).

Parashikimi: 1

 

Leeds – Bristol City

Leeds pësoi një humbje të papritur javën e shkuar ndaj Cardiff-it dhe është në rënie, sepse ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit dhe tashmë rrezikon të humbasë edhe vendin në play-off. Sot Leeds pret Bristol City-n dhe kërkon me ngulm 3 pikët, ndaj një rivali inferior, që pëson shumë gola dhe prej disa muajsh është në rënie të lirë. Për sot Leeds është pa mbrojtësin e dëmtuar Taylor (22/0) dhe mesfushorin e pezulluar Bridcutt (15/0).

Parashikimi: 1

 

Norwich – Newcastle

Dy skuadra që luanin në Premier Ligë deri para pak kohësh, Norwich e Newcastle, prëballen sot në mbrëmje në një ndeshje mjaft të rëndësishme, edhe pse tashmë është Norwich skuadra që ka më shumë nevojë për pikë. “Kanarinat” po shkëlqejnë në fushën e vet dhe tashmë janë vetëm 2 pikë larg zonës play-off, ndaj sot kanë shpresa edhe për fitore, ndaj një rivali superior, por që ëshgtë i shkëputur 7 pikë nga vendi i tretë dhe tashmë është shumë pranë ngjitjes në Premier Ligë. Për sot Norwich është pa mesfushorin e dëmtuar Dorrans (17/5), ndërsa për miqtë është i dëmtuar mesfushori Anita (17/0).

Parashikimi: Gol/gol

 

Preston – Birmingham

Preston-i fitoi ndaj Brentford-it të shtunën, duke u kthyer te fitorja pas 4 ndeshjesh dhe duke u ngjitur sërish në renditje, edhe pse realisht shpresat për në play-off janë thuajse zero. Sot Preston pret Birmingham-in, që tashmë është dorëzuar, sepse nuk ka më shpresa për një vend në play-off dhe trajneri italian Gianfranco Zola ka dështuar, me 7 humbje në 12 ndeshje. Për sot Preston është pa mbrojtësin e dëmtuar Baptiste (19/3), ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mbrojtësit Shotton (29/2) e Morrison (29/3).

Parashikimi: 1

 

Rotherham – Huddersfield

Huddersfield-i mundi QPR-në në transfertë të shtunën dhe ka regjistruar fitoren e katërt rresht, duke qëndruar në garë për vendin e dytë në Championship. Sot kjo skuadër luan një ndeshje që nuk duhet ta gabojë në asnjë mënyrë, sepse viziton Rotherham-in, rival që mbyll renditjen dhe është praktikisht i rënë nga kategoria. Për sot Rotherham është pa dy portierët titullarë dhe mbrojtësin Fisher (26/0), ndërsa për miqtë është i dëmtuar mesfushori Palmer (24/4).

Parashikimi: 2

 

Sheffield Wed – Blackburn

Sheffield Wednesday fitoi edhe fundjavën e shkuar dhe vazhdon të përforcojë pozitat në play-off, sepse ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit dhe në shtëpi nuk pëson gol prej 5 ndeshjesh. Sot Wednesday pret Blackburn-in, që ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, por ka një skuadër modeste dhe rrezikon realisht rënien nga kategoria. Për sot Wednesday është i plotë, ndërsa për miqtë është i dëmtuar mesfushori Evans (19/0).

Parashikimi: 1

 

Reading – Brentford

Reading nuk humbet prej 5 ndeshjesh në kampionat dhe është në pozita shumë të mira në garën për një vend në play-off, ndërsa sot ka një mundësi të mirë për të rigjetur fitoren pas dy barazimesh rresht, sepse pret Brentford-in, skuadër që ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit jashtë fushe dhe duket se po mundohet të administrojë mirë ndeshjet shtëpiake, për të shkuar qetësisht drejt mbijetesës. Për sot Reading është pa mbrojtësin McShane (25/2) dhe mesfushorët Harriott (12/1) e Van den Berg (22/0), të dëmtuar, ndërsa miqtë janë të plotë.

Parashikimi: 1

MARRE NGA GAZETA “BASTI”

 

Share: