Një tifoz i Tiranës është dhunuar dje gjatë ndeshjes Tirana-Shqipëria U21. Gjithçka ka ndodhur jashtë stadiumit dhe është denoncuar në rrjetet sociale, ku në disa faqe janë dërguar foto dhe një version i ngjarjes.

Nga ajo që raportohet thuhet se personi i dhunuar nuk ka pasur lidhje me personin që ka ofenduar presidentin Halili. Vetë kreu i klubit bardheblu për “Panorama Sport” ka deklaruar:

“Nuk di asgjë rreth kësaj historie. Nuk jam i përfshirë dhe nuk di kush gënjen apo kush po sajon. Megjithatë, gjithsecili mban përgjegjësitë e veta. Nëse ka njerëz që gënjejnë dhe shpifin, të mbajnë përgjegjësi. Ashtu siç nëse ka njerëz që bëjnë grusht, të marrin mbi vete përgjegjësitë e tyre dhe të shkojnë në burg”.

procesi

Share: