Artan Bano i gëzohet pikës së marrë ndaj Partizanit dhe thekson në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport se ekipi i tij po vjen dita-ditës në rritje dhe se e meritoi pikën ndaj të kuqve.

“Po përmirësohemi çdo ditë, kjo duke nisur që ndeshjen me Flamurtarin, ndërsa me Kamzën duhet të kishim marrë tre pikët. Sot kishim dy lojtarë në formacion që kanë ardhur më 1 shtator. Kundërshtarin e kemi studiuar gjatë gjithë javës. Edhe me pak fat e morëm pikën, por duhet sakrifikuar shumë dhe më pas hyn fati në mes. Barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

“Mund të merrnim edhe më shumë. Kam një skuadër që kanë luajtur në Kategorinë e Parë. Futbollistët kanë nevojë edhe për punë nga ana psikologjike dhe kjo pikë na vlejti në këtë aspekt. Ndaj Vllaznisë kemi luajtur jashtë. Publiku ne na duhet dhe nuk e kishim me Vllazninë dhe Kamzën. Në ndeshjen brenda pas 10 ditësh do jetë festë, pasi do luajmë me tifozë”.

“Në janar do nisë një projekt i ri. Edhe pse kemi mangësi, unë besoj shumë, ka kualitet. Kam lojtarë të mirë, nuk është kompliment, e kam thënë këtë edhe kur kemi humbur. Ka harmoni brenda grupit. Nuk është mirë që një ekip të dalë shpejt nga gara, Unë besoj se do jemi në garë dhe do mundohemi t’i bëjmë mirë futbollit shqiptar. Brenda dhjetorit do nise puna në fushë. Me fushën e re të stadiumit, të paktën dy seanca do i bëjmë në fushë dhe të punojmë edhe nga ana taktike. Bashkia kaq i ka mundësitë, po bën fushën, tribunën etj”.

Share: